Papa Leoni XIV ka bërë një apel të fuqishëm të mërkurën, duke kërkuar që Izraeli të lejojë hyrjen e ndihmave humanitare në Rripin e Gazës. Ai e ka përshkruar situatën atje si jashtëzakonisht alarmante dhe tronditëse.

“Edhe një herë përsëris me gjithë zemër thirrjen për të siguruar ndihmën humanitare të domosdoshme dhe për të ndalur luftimeve, të cilat po sjellin pasoja të rënda për më të pambrojturit – fëmijët, të moshuarit dhe të sëmurët”, tha Papa gjatë fjalimit të tij në Sheshin e Shën Pjetrit.

Papa Leoni, i cili u zgjodh më 8 maj në vend të Papa Françeskut të ndjerë, ka përmendur shpesh konfliktin në Gaza që nga fillimi i papatit të tij. Këtë herë, ai shtoi disa fjalë personale përtej deklaratës së përgatitur, duke theksuar ndjenjën e urgjencës.

Në mesazhin e tij të parë të së dielës më 11 maj, ai bëri thirrje për një armëpushim të menjëhershëm në Gaza dhe kërkoi lirimin e të gjithë pengjeve izraelite të mbajtura nga Hamasi – një grup i konsideruar organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: