Papa Leone XIV do të zhvillojë më 25 shtator një vizitë historike në selinë e UNESCO-s në Paris, e cila pritet të përcjellë një mesazh për rëndësinë e bashkëpunimit ndërkombëtar.
Kreu i UNESCO-s, Khaled el-Enany, e ka cilësuar vizitën si një moment të rëndësishëm për organizatën e Kombeve të Bashkuara. Sipas tij, prania e Papës në UNESCO është një mesazh politik për mbrojtjen e multilateralizmit.
El-Enany theksoi se vizita vjen në një periudhë kur bashkëpunimi ndërkombëtar po përballet me sfida të shumta. Vizita e Papa Leone XIV zhvillohet gjithashtu në një kohë kur UNESCO pritet të përballet me largimin e dy shteteve anëtare deri më 31 dhjetor.
Mes tyre janë Shtetet e Bashkuara të Amerikës, të cilat kanë njoftuar tërheqjen nga organizata. Administrata e presidentit Donald Trump e ka akuzuar UNESCO-n për njëanshmëri ndaj Izraelit dhe për promovimin e çështjeve sociale e kulturore që i konsideron përçarëse.
Tërheqja e SHBA-së nga UNESCO pritet të hyjë në fuqi në fund të këtij viti, duke e bërë vizitën e Papës një ngjarje me rëndësi të veçantë për organizatën.
