Më shumë se 70 mijë besimtarë morën pjesë në ceremoninë ku Papa Leoni XIV shpalli shenjtorë Pier Giorgio Frassati dhe Carlo Acutis. Mesha, u shoqërua nga 36 kardinalë, 270 peshkopë dhe mbi 1700 priftërinj.
Papa tha se dy shenjtorët “janë ftesë për të rinjtë, të mos e humbasim jetën, por ta drejtojnë atë lart dhe ta bëjmë një kryevepër”. Acutis vdiq 15 vjeç, Frassati 24 vjeç, të dy nga sëmundje të papritura. Acutis, i lindur në Londër u bë shenjtori i parë i brezit të tij.
Gjatë jetës së tij të shkurtër, ai krijoi faqe interneti që dokumentonin “mrekullitë” si një mjet për përhapjen e mësimeve katolike, duke bërë që disa ta quanin atë “Influenceri i Zotit”. Më shumë se 1mln njerëz kanë bërë pelegrinazh në qytetin italian të Asizit, ku ndodhet trupi i Carlos, i ruajtur në dyll. Mrekullia e parë që Kisha njohu në kultin e Acutis daton në vjeshtën e 2013.
Një djalë 6-vjeçar Brazilian, Matheus shkoi me gjyshin në Kishën, ku po bekohej një relike e 15-vjeçarit. Djali preku copën e pizhamës me gjakun e Acutis dhe, sipas Kishës, nga ajo ditë u sherua. Mrekullia e dytë, e njohur nga Papa Françesku në vitin 2024, ka ndodhur në Firence. Valeria, një studente nga Kosta Rika u rrëzua nga biçikleta dhe pësoi dëmtim të rëndë në kokë. Nëna e saj vizitoi varrin e Acutis, në Assis.
Atë mbrëmje, spitali e njoftoi se vajza e saj ishte përmirësuar. Frassati, nga shekulli i kaluar, lë pas kujtime të maleve që i pëlqente të ngjitej. Vdiq në vitin 1925, saktësisht njëqind vjet më parë. Kisha njohu tek ai mrekullinë e shërimit të Domenico Sellan, pasi një mik prift i dha një imazh me një relike të vogël të Frassatit.
Mrekullia e dytë përfshinte, një prift në Los Anxhelos. Gjatë lojës basketbolli Gutierrez pësoi dëmtim të tendinit të Akilit.
I shqetësuar për koston e operacionit, Gutierrez iu drejtua të Bekuarit Frassati në lutje dhe disa ditë më vonë, eci normalisht përsëri.
