Armëpushimi 2 javor mes Iranit dhe SHBA është mirëpritur nga shumë vende. Gjithashtu një reagim ka bërë Papa Leoni XIV i cili e ka vlerësuar si një arritje këtë moment.
Papa shpesh ka qenë kritik i luftës dhe ka bërë thirrje për paqe dhe përfundim të konflikteve në botë.
“Vetëm nëpërmjet kthimit në negociata mund t’i jepet fund luftës. Unë kërkoj që kjo periudhë delikate diplomatike të shoqërohet me hapje të dialogut dhe të mund të bëhet mjeti për të zgjidhur situata të tjera të konflikteve në të gjithë botën”, ka thënë ai.
