Ish-Presidenti Ilir Meta ka ndarë një urim për të gjithë besimtarët myslimanë. Nga qelia Meta uron muajin e Ramazanit duke u shprehur që ky muaj të jetë një kohë reflektimi, mëshire dhe afrimi me Zotin.
Reagimi:
GËZUAR MUAJIN E BEKUAR TË RAMAZANIT!
Nga zemra ju uroj të gjithë besimtarëve myslimanë shqiptarë agjërim të lehtë, të pranuar, të shëndetshëm dhe me mbarësi!
Qoftë ky Muaj i Shenjtë një kohë reflektimi, mëshire dhe afrimi me Zotin, duke forcuar solidaritetin, dashurinë dhe mirësinë mes nesh.
“Vërtet, pas vështirësive vjen lehtësimi.” – Kuran.
Me besim të palëkundur në Zot, u bashkohem lutjeve tuaja për begati, shëndet, paqe dhe harmoni në çdo familje shqiptare.
Qoftë Ramazani burim drite për zemrat tona dhe shpresë për të ardhmen!
