Nuk ishte kjo atmosfera që një sfidë Juve-Napoli meritonte. Mes dyshimeve nëse do të zhvillohej apo jo, mes makthit të COVID-19 dhe me stadiumin thuajse bosh, dy ekipet ndanë nga një pikë pas barazimit 1-1. Çuditërisht, Napoli hodhi në fushë tre lojtarët, Zielinski, Rrahmani dhe Lobotka të cilët duhet të ishin të izoluar, ndërsa në minutën e 23-të e gjetën vetën në avantazh fal një goli të realizuar nga Mertenz.

“Zonja e Vjetër” iu përgjigj në fillimin e pjesës së dytë, ku Chiesa, i shumë pritur nga Allegri, barazoi rezultatin në 1-1. Një pikë për dy ekipet për mos hedhur poshtë, por një pikë që i shërben pak për objektivat sezonal.

Max Allegri u shpreh i kënaqur në përfundim të sfidës, për të kjo ishte një ndeshje pozitive: “Napoli bëri një ndeshje të mirë, ne po ashtu, mund të kalonim edhe në avantazh, ishim pak të paqartë në 20 m e fundit. Ishte shumë e rëndësishme që të fitonim këtë ndeshje, për klasifikimin, nuk ia arritëm dot, por e sigurt që do ta bëjmë në vazhdimësi”.
(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb