Nuk ka fitues mes dy prej surprizave të këtij sezoni, Egnatia dhe Erzeni ndajnë nga një pikë pas barazimit 1-1. Në një sfidë mes të barabartësh, dy ekipet luajtën një futboll të kujdesshëm, sigurisht ekipi i Shpëtim Duros kishte një marsh më shumë, të shtyrë dhe nga tifozët në shkallët e stadiumit.
Pas një pjesë të parë të përfunduar në barazim pa gola, në minutën e 51-të, Egnatia fitoi një 11-metërsh. Nga pika e bardhë e penalltisë Xhekson u tregua i saktë duke kaluar rrogozhinasit në avantazh. Festa nuk zgjati shumë, tre minuta më pas Erzeni barazoi shifrat në 1-1 me Sadiki.
Duro s’postoi ekipin përpara në kërkim të golit të dytë që erdhi në minutën e 61-të, me Xhekson, por gjyqtari i takimit, pas konsultimit me sistemin VAR, anuloi gjithçka për faull në sulm. Erzeni i përgjigjet në të njëjtën formë, në të 67-të arrijnë të gjejnë golin e avantazhit, por VAR anuloi golin e Nonatos për pozicion jashtë loje.
Rezultati mbeti i pandryshuar deri në fund, me dy ekipet që ndajnë nga një pikë. Pas javës së 16-të, Egnatia renditet në vendin e tretë në kuotën e 25 pikëve, po aq sa dhe Vllaznia dhe minus katër pikë nga kreu.
(BalkanWeb)
