Partizani dhe Laçi kanë barazuar 1-1 në Kurbin, në ndeshjen e Superiores. Një nga episodet më të rëndësishme të takimit i përket minutës së 17-të, atëherë kur Tedi Cara ndërhyri ashpër ndaj Kurtit. Për futbollistin e të kuqve Xhaja u mjaftua me karton të verdhë, por pas rishikimit me VAR, Cara u ndëshkua me karton të kuq.

Pavarësisht se ishte në inferioritet numerik, ekipi i Orges Shehit bëri gjithçka mirë, duke marrë epërsinë në minutën e 38-të. Gjatë zhvillimit të një goditje këndi, topi përfundoi mrekullisht te Sota, i cili nga fare pranë portës u tregua i saktë. Kurbinasit e nisën me shumë dëshirë pjesën e dytë, teksa kërkuan të vendosin ekuilibrat. Sobowale dërgoi shifrat në 1-1 në të 50-tën.

Laçi pati  mundësinë e artë për golin e dytë, por portieri Pano Qirko priti penalltinë e ekzekutuar keq nga Ujka. Me këtë rezultat, Partizani është në vendin e 3-të me 47 pikë, ndërsa Laçi në vendin e 8-të me 32 pikë.

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: