Gazetarja Doriana Azo, e ftuar në “Studio 24” u shpreh se ligji për amnistinë fiskale nuk ka nisur akoma të zbatohet pasi mungon udhëzimi i Ministrisë së Financave.

Azo tha se po shkelen afatet e ligjit dhe aktualisht tbashkitë po orientojnë bizneset se si do të bëhet.

“Për të lidhur marrëveshjen e paqes fiskale me shtetin, duhet të jesh biznes i madh me të ardhura mbi 140 mln lekë të vjetra në vit.

Në këtë moment lidh marrëveshje që do të paguajë tatim fitimin tim por llogaritur me një marzh mbi 18 përqind dhe nëse tatimi i llogaritur është më i madh se ajo që kam paguar, shteti ma taton me 5 %.

Shteti të favorizon se për një vit stë bën asnjë kontroll”, tha Azo.

Dorina Azo: Janë 2 ligje të rëndësishme nga e gjithë paketa fiskale 2026, e para është ligji për fshirjen e detyrimeve nga tatimet, dogana dhe të pushtetit vendor dhe e dyta marrëveshja e paqes fiskale që trajtohet për herë të parë. Para se të miratohej, pati konstetime nga institucione ndërkombëtare dhe një deklaratë të fortë nga dhoma amerikane e tregtisë. shumë institucione që kanë artikuluar se paqja fiskale mund të shërbejë si skemë për pastrim parash.

Për të lidhur marrëveshjen e paqes fiskale me shtetin, duhet të jesh biznes i madh me të ardhura mbi 140 mln lekë të vjetra në vit.

Në këtë moment lidh marrëveshje që do të paguajë tatim fitimin tim por llogaritur me një marzh mbi 18 përqind dhe nëse tatimi i llogaritur është më i madh se ajo që kam paguar, shteti ma taton me 5 %.

Shteti të favorizon se për një vit stë bën asnjë kontroll.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb