h-kreu i Dhomës Amerikane të Tregtisë në Shqipëri, Mark Crawford, gjatë një interviste në “Oponencë” në News24, i pyetur për paqen fiskale, u shpreh se është thelbësore të kuptohet origjina e problemeve financiare që po diskutohen publikisht. Sipas tij, duhet transparencë e plotë për të sqaruar nëse bëhet fjalë për të ardhura të padeklaruara apo çështje që lidhen me shmangien e taksave.

“Duhet të kuptojmë nga vijnë këto para. Nëse janë produkte të shitura që nuk kanë paguar taksat, atëherë kemi të bëjmë me një problem fiskal që mund të trajtohet ndryshe. Por mbi të gjitha, duhet të kuptojmë rrënjën e problemit,” u shpreh ai.

Ai u ndal edhe te situata e kryetarit të Tiranës, duke theksuar se fakti që drejtuesi i kryeqytetit ndodhet në burg krijon pasiguri për investitorët e huaj.

“Investitorët mund të preferojnë të shkojnë në vende të tjera, nëse mendojnë se ka paqartësi apo probleme që nuk janë zgjidhur,” theksoi ai.

CraWford shtoi gjithashtu se ka sfida konkrete edhe për Ministrinë e Infrastrukturës, duke lënë të kuptohet se projektet strategjike dhe partneritetet me investitorët e huaj kërkojnë stabilitet dhe besueshmëri institucionale.

Në përfundim, ai theksoi se Shqipëria ka potencial për të tërhequr investime, por vetëm nëse garanton transparencë, siguri ligjore dhe një klimë të qëndrueshme biznesi.

Mark Crawford: Njerëzit që janë këtu, do të ikin, ata që kanë ardhur këtu dhe kanë hapur biznes, thonë se do të ikin. Unë jam këtu, por shumica janë larguar. Edhe kur isha kryetar i Dhomës, thoja pse nuk flasim me Diasporën tu themi pse nuk investojnë.

Ata që vijnë janë turistë, bëjnë plazhe. Pse ata shqiptaro amerikanë nuk vijnë të investojnë.

Besoj është e rëndësishme të kuptojmë nga vijnë këto para, a janë banana e mollë që janë shitur që nuk do të paguajnë taksat. Nëse është dicla që lidhet me taksat, këto mund të falen. Ne duhet të kuptojmë nga vjen ky problem.

Investitorët mund të mos vijnë në Shqipëri. Ka probleme për Ministrinë e Infrastrukturës. Investitorët mund të presin që të zgjidhen problemet. Investitorët mund të preferojnë të shkojnë në vendet e tjera.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb