Në bazë të marrëveshjes Rama-Basha, Dritaj Demiraj do të jetë ministri i ri i Punëve të Brendshme, si një figurë teknike e propozuar nga Partia Demokratike.
Ai ka 47 medalje e dekorata. Komandant i Forcave Speciale të Ushtrisë, ai njihet si “babai”, udhëheqësi i parë luftarak në terren dhe trajnues i misioneve “Eagle” (nga 1-7), pedagog, autor i shumë librave, manualeve e kumtesave deri në kategorinë akademike të kërkimit shkencor. Me 31 vite kontribut në Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë, duket se Demiraj e ka parë me xhelozi në të kaluarën fakti që qeveria “Rama” ka miratuar herë pas here rritje rroge për punonjësit e Policisë së Shtetit dhe jo për pjesëtarët e Forcave të Armatosura.
Këtë ai e pohon vetë, në një status të publikuar në “Facebook” në tetorit e vitit të kaluar kur as nuk e mendonte se pas disa muajsh ai do të emërohej ministër pikërisht tek Rendi, pra me lidhje të drejtpërdrejtë me Policinë e Shtetit.
“BalkanWeb” publikon sot statusin e Demirajt të publikuar në 13 tetor 2016:
Te nderuar miq!
U gezova nga lajmi qe pashe ne gazeta se policeve do tu rriten rrogat me 11.000 leke te reja ne Janar. Nuk ka gje me te mire dhe mendoj se e meritojne dhe me shume, pasi kane tre muaj qe vetem korrin kanabisin gjithandej dhe spo ja dalin dot. Eshte rritja e trete brenda tre viteve ne mos gabohem.
Por nuk me vjen aspak mire, madje jam shume xheloz (dhe pse nuk jam me ne ushtri) kur per ushtrine asnje politikani nuk i bie ne mend per ti ngritur rrogat dhe e perdorin ushtrine vetem per propagande.
Ushtria, politikaneve i duhet vetem sa per tu dukur mire para te huajve, per te perfituar politikisht kur duhet te cojne ndonje mision jashte shtetit

(BalkanWeb)
