TIRANË – A janë marrë këto foto të krerëve të qeverisë në restorantin e deputetit Tom Doshi? Meta, Rama, Veliaj…foto të postuara më 1 gusht 2014.

Prokuroria ka njoftuar se ka marrë dëshmitë e punonjësve të restorantit të Doshit për të provuar takimin e tij me kolegun Mark Frroku dhe njohjen e këtij të fundit, me “atentatorin” Durim Bami, dëshmi këto që kanë hedhur poshtë madje, pretendimet e Frrokut se nuk ka njohje me Bamin dhe çuan në arrestimin e tij.

Po ashtu, Doshi ka deklaruar se ka drekuar me miqtë e tij, pa specifikuar emrat e lokaleve, në muajt korrik e gusht të vitit të kaluar pa pasur dyshime dhe këto foto të postuara më 1 gusht 2014, dëshmojnë se deri atëherë miqësia e tij ishte e fortë dhe e patronditur nga dyshimet, që ngritën përçarjen dhe “furtunën” e akuzave ndaj kryeparlamentarit Meta.

(ar.sh/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb