Historiani Erald Kapri, tashmë deputet në legjislaturën e ardhshme, i ftuar në emisionin Log. në News 24 për të folur në lidhje me temën “Shqiptarët dhe pronësia, një konflikt i përhershëm”, e shpreh se para Luftës së Dytë Botërore pronat ishin të rregulluar dhe madje për herë të parë u bënë hartat dhe sot janë në arkivin e Firenzes.
Sipas Kaprit, Shqipëria nuk ka pasur kurrë probleme me pronat para lufte për shkak edhe të sistemit zakonor dhe shtetëror, që e njihte këtë të drejtë në themel dhe 85% e familjeve shqiptare para lufte zotëronin tokë.
Erald Kapri: Para lufte e drejta e pronës nuk u cenua. Zogu e kishte të rregulluar më së miri çështjet e pronës, shit-blerjet bëheshin me noterizim shumë të mirë. Zogu iu përgjigj një sfide të madhe, pronave shtetërore dhe atyre fetare, një pjesë e mirë të paregjistruar. U bënë hartat e para, në Shqipëri erdhi Instituti i Firenzes. Ka punuar 7 vite në Shqipëri dhe kemi gjithë regjistrimin e pronave, por që është e gjitha në Itali. Shqipëria nuk i ka marrë asnjëherë çuditërisht. Ishte regjistrimi i plotë të gjithë pronave në Shqipëri, pronave shtetërore, pronave private dhe atyre të komuniteteve fetare. Aty është një pasqyrë e plotë që ruhet në arkivat italiane, që ne nuk e kemi shfrytëzuar.
Shqipëria nuk ka pasur kurrë probleme me pronat para lufte për shkak edhe të sistemit zakonor dhe shtetëror, që e njihte këtë të drejtë në themel. 85% e familjeve shqiptare para lufte zotëronin tokë. Edhe pushtuesit e respektuan pronën.”
(BalkanWeb)
