Paul Pogba kishte një agjent shqiptar dhe quhet Ylli Kullashi dhe është një menaxher futbollistësh nga Kosova, me banim në Francë, i cili ka menaxhuar 40% të të drejtave të imazhit të futbollistit francez, në vitin 2014, nga ku kishte përfituar rreth 5 milionë euro pas një marrëveshje të futbollistit të Manchester United me kompaninë e njohur Adidas, në vitin 2016, sipas dokumenteve të publikuara  “Football Leaks”. Futbollisti i njohur francez, Paul Pogba së bashku më agjentin e tij Oualid Tanazefti kanë përdor një kompani në det të hapur në ishullin Jersey për të fshehur paratë dhe për të ruajtur të drejtat e imazhit të futbollistit për arsye tatimore. Rrjedhjet e dokumenteve “Football Leaks” të publikuara në median franceze “Mediapart”, pretendojnë se lojtari më i shtrenjtë në botë dyshohet se është përfshirë në mosmarrëveshje midis agjentit aktual të tij, Mino Raiola dhe ish-agjentëve Oualid Tanazefti dhe shqiptarit Ylli Kullashi, për të fituar kontrollin e imazhit të futbollistit.

Në vitin 2014, ish-agjenti dhe këshilltari i Pogbas, francezi Tanazefti dhe shqiptari nga Kosova Ylli Kullashi, arritën një marrëveshje me Pogban në nëntor të vitit 2014, e cila i dha dy menaxherëve Tanazefti dhe Kullashi të gjitha të drejtat e imazhit të lojtarit për një periudhë prej 15 vjetësh.

“Mediapart”, e cila bazohet në dokumentet e “Football Leaks” shkruan se Tanazefti dhe Kullashi i blenë të drejtat e futbollistit për një shumë që sillej prej 1.5 milionë deri në 5 milionë euro.

Në atë kohë, të drejtat e imazhit të Pogbas kaluan tek Tanazefti (i cili mori 60% të të drejtave të imazhit) dhe Ylli Kullashi (i cili mori 40% të drejtave të imazhit) përmes një kompanie nga Luksemburgu.

Megjithatë, kur Raiola u bë përfaqësuesi i lojtarit, ai bëri gjithçka që t’i merrte të drejtat e imazhit të Pogbas, derisa ia arriti ta bënte një gjë të tillë në vitin 2015.

Raiola zhvendosi paratë nga të drejtat e imazhit të Pogbas në Jersey, një ishull në kanalin anglez, në të cilin ka kompani që fshehin paratë (offshore). Pogba, më 16 mars të vitit 2016, nënshkroi një kontratë 10-vjeçare me kompaninë e veshjeve, Adidas, nga e cila do të fitonte 40 milionë euro.

Por siç raportonte gazeta e njohur franceze L’Equipe, disa ditë pas nënshkrimit të marrëveshjes, marrëveshja me Adidas u bë e mundur pasi iu paguan nga pesë milionë euro për Tanazeftin dhe Kullashin.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb