Koreja e Veriut ka shfaqur dhjetëra raketa balistike ndërkontinentale në një paradë ushtarake, duke e përshkruar si “aftësi e sulmit bërthamor” të Penianit.

Raketat u parakaluan nëpër sheshin Kim Il Sung të Phenianit, ku qëndronte si spektator lideri Kim Jong Un, i shoqëruar nga gruaja dhe vajza e tij.

Kjo paradë u zhvillua në kuadër të përvjetorit të themelimit të ushtrisë së Koresë së Veriut, e cila vjen në më pak se dy muaj pasi Kim bëri thirrje për një “rritje eksponenciale” të arsenalit bërthamor dhe një përgjigje ndaj Koresë së Jugut dhe SHBA-vë.

Vitin që lamë pas, Koreja e Veriut testoi më shumë raketa se në çdo kohë në historinë e saj, duke përfshirë një raketë balistike ndërkontinentale që teorikisht mund të godiste territorin e SHBA-së.

  • foto galeri
  • foto galeri

Shfaqja është quajtur e paprecedentë, pasi tregon se Kim po zbaton premtimin e tij për të pajisur vendin me një arsenal bërthamor që mund të kërcënojë SHBA-në dhe botën.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb