Në një intervistë në “Fundjavë News24”, Arianit Sllamniku konspiracionist, foli për paranë digjitale përballë asaj tradicionale, duke u ndalur tek avantazhet dhe rreziqet.
Gjatë intervistës në një lidhje online, Sllamniku, ngriti shqetësimin jo për përparimin teknologjik, por sipas tij po krijohet një sistem kontrolli dhe që do të ndikojë në pjesën e lirisë.
Shqipëria, pjesë dërrmuese e shtrirjes së rrjetit 5 G është gati. Komisionerja e BE, Von der Leyen njoftoi se Shkupi dhe Beogradi do vendosen dy servera që rajoni I Ballkanit Perëndimor të ketë qasje në aspektin digjital. Këta I kanë parë zonat që do komunikojnë dhe do mbledhin të dhënat e tyre. BE janarin e nisi me identifikimin e pasagjerëve që futen në BE përmes marrjes së shenjave të gishtërinjve. Pra janë forma për t’u përgatitur që cdo individ ta identifikojnë përmes formave digjitale. Smart City do jetë një Big Brother i madh I survejimit. Qëllimi nuk është që Inteligjenca të na lehtësojë jetën, por kontrolli total mi emocionet e mia. Nëse thua se digjitalizimi i parasë është një e mirë e botës, në momentin që futet skema e parasë digjitale, është sistemi kinez. Me paranë digjitale aplikojmë sistemin kinez të një shteti komunist totalitar, është sistem kontrolli, nuk është problemi tek tekonologjia. Ndëshkimi që do pasojë me kreditë”, tha ai.
