“USS Delbert D. Black”, i njohur ndryshe edhe si shkatërruesi amerikan u ankorua në portin e Eilatit në Detin e Kuq të Izraelit mëngjesin e sotëm.

Kjo vjen pas një situate të tensionuar në Lindjen e Mesme dhe kërcënimeve të presidentit amerikan Donald Trump ndaj Iranit.

Sipas ushtrisë izraelite, mbërritja e USS Delbert D. Black ishte planifikuar dhe është pjesë e bashkëpunimit të vazhdueshëm midis IDF dhe ushtrisë amerikane.

Në javët e fundit, SHBA-të kanë zhvendosur asete ushtarake në Lindjen e Mesme, duke rritur fuqinë e zjarrit dhe aftësitë mbrojtëse në rajon dhe duke i dhënë Trump mundësinë për të nisur një sulm ndaj Iranit, pas vrasjes së protestuesve nga regjimi.

Ndërkohë, Sekretari i Mbrojtjes i SHBA-së, Pete Hegseth, tha se ushtria amerikane është e gatshme të ndërmarrë çdo veprim që presidenti vendos të ndërmarrë.

Trump gjithashtu i ka bërë thirrje Iranit të kthehet në tryezën e negociatave për programin e tij bërthamor, duke kërcënuar se SHBA-të do të ndërmarrin veprime më të ashpra nëse nuk e bëjnë këtë. Teherani është përgjigjur se do të përgjigjet “menjëherë” nëse sulmohet.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb