Kancelari gjerman Olaf Scholz, ka reaguar në lidhje me paralajmërimet e Donald Trump për rritjen e tarifave ndaj vendeve të Bashkimit Evropian.

Scholz ka deklaruar se SHBA përfiton nga tregtia e përbashkët, por gjithashtu shtoi se BE është zonë e fortë ekonomike dhe të përgjigjet me tarifat e veta.

“Ne do të kemi diskutime intensive për bashkëpunimin tonë me SHBA-në.  Si SHBA-ja dhe Europa përfitojnë nga tregtia e mallrave dhe shërbimeve.  Nëse politikat tregtare e bëjnë këtë më të vështirë, do të jetë keq për të gjithë ne. Ajo që është e qartë është se si një zonë e fortë ekonomike, ne mund të formojmë politikat tona dhe t’i përgjigjemi tarifave me tarifat tona. Kjo është diçka që ne duhet dhe do të bëjmë”, tha ai.

Gjithashtu shtoi se qëllimi duhet të jetë bashkëpunimi mes tyre.

Kancelari gjerman pranoi gjithashtu probleme në politikën e përbashkët të mbrojtjes së BE-së, si dhe mungesa e programeve të mëdha të përbashkëta të mbrojtjes.

“Kjo duhet të ndryshojë dhe kjo është arsyeja pse ne duhet të jemi të bashkuar”, theksoi ai.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: