Presidenti i Turqisë Rexhep Tayyip Erdogan, u ka kërkuar liderëve të G-20 të ndërmarrin veprime për stabilizimin e plehrave dhe rrezikun për tu përballur me një krizë ushqimore gjatë vitit të ardhshëm.

Gjatë seancës se “sigurisë se ushqimit dhe energjisë”, në samitin e G-20. Erdogan u shpreh se: “Aktualisht bota po përballet me mundësinë e një krize të orizit, grurit, vajit të lulediellit dhe misrit. Po kështu, tregu botëror i plehrave duhet të stabilizohet shpejt. Përndryshe, vitin e ardhshëm do të kemi një krizë më të madhe ushqimore.”

Sipas Erdoganit, Turqia ka bërë ç’është e mundur për të garantuar sigurinë globale të ushqimit duke siguruar marrëveshjen e eksportimit të 10 milionë drithërave.

“Ashtu si në menaxhimin e krizës ushqimore, Turqia jep një kontribut të qartë në sigurinë energjetike të rajonit të saj të afërt, veçanërisht të Evropës”, u shpreh Erdogan.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: