TIRANE– Çështja e godinës së Teatrit Kombëtar vijon të jetë një nga temat e nxehta aktuale që po shoqërohet me tensione dhe debate të ashpra.

Artistët vijojnë prej disa ditësh të protestojnë mbi projektin e propozuar për ndërtimin e godinës së re të Teatrit, ndërsa një paralajmërim i fortë ka ardhur nga aktori Neritan Liçaj në rrjetet sociale.

Përmes një postimi në Facebook, ai shkruan se Teatri Kombëtar do të jetë fitili që do i plasë në dorë ‘bombën’ arrogancës.

“Teatri Kombëtar do jetë fitili që do i plasi bombën në dorë kësaj arrogance korruptive. Keq për ta që se kuptojnë! (Metaforikisht fjala bomba)”, shkruan aktori.
htrbv
Kujtojmë se gjatë ditës së sotme mbledhja e Komisionit të Medias për çështjen e Teatrit u shoqërua me tensione dhe përplasje për shkak të prezencës së kreut të bashkisë së Tiranës që sipas opozitës nuk ishte i ftuar.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: