Teksa dje Ambasada Amerikane në Tiranë paralajmëroi qytetarët e saj që të kenë kujdes pasi kanë informacione se mund të kryen sulme terroriste në samitin e MEK që do të mbahet nesër dhe pasnesër, gazetarja Klodiana Lala sjell detaje të reja.

Në një lidhje live për News24 gazetarja tha se ky sinjalizim nga ambasada vjen vetëm pak ditë pas kontrolleve të ushtruara me urdhër të SPAK në banesat e 20 ish-anëtarëve të MEK.

Ajo tha se Antiterrori, duke marrë parasysh këto ngjarje, ka ngritur alarmin dhe është në gatishmëri.

“Ky sinjalizim i Ambasadës së SHBA-ve vjen pak ditë pasi me urdhër të SPAK u kontrolluan banesat e 20-ish-anëtarëve të MEK. Ka dyshime të forta se ata bashkëpunonin me shërbimin sekret iranian, për të dhënë informacion mbi muxhahedinët. kemi pasur dhe më herët raste kur policia e shtetit dhe institucione ligjzbatuese një të ashtuquajtur një celulë terroriste apo dhe rasti i Selam Turgut. Nga ai hetim rezultonte se të gjitha dyshimet se në qendër ose shënjestër të sulmit mund të ishte numri dy i organizatës së MEK. Mehdi Abrimshamshi. Më herët këtij aksioni i kishte parapritë shpallja non-grata i 3 shtetasve iranian që dyshoheshin të përfshirë në spiunazh. Goditja tha se do bëhej në festën e Sulltan Novruzit.

Nga 2800 anëtarë të organizatës MEK, që janë strehuar prej vitesh, 400 prej tyre janë larguar. 32 kanë ndërruar jetë. 13 të tjerë po tentojnë të largohen jashtë vendit.

Duhet theksuar se këto të dhëna sipas hetuesve dhe prokurorëve të SPAK janë shqetësuese dhe janë duke u hetuar ish-anëtarët e Mek që janë shkëputur. Një tjetër anëtar Bian Polograt, është arrestuar që nga 2020 dhe po gjykohet në SPAK pasi ka dyshime se merrte para nga Garda Iraniane. Në dosjen hetimore SPAK thotë se ishte urdhëruar q të gjente vrasës me pagesë me qëllim për të kryer sulme. Por nuk përcaktohet se kush ishte personi konkret në shënjestër të sulmit. Për këtë arsye kur në 23 dhe 24 korrik do të mbahet aktiviteti nga muxhahedinët, Anti terrori e ka ngritur niveli i sigurisë, që është niveli i lartë për të mbarëvajtur masat. Janë shtuar të gjitha masat dhe në institucionet e tjera.”, tha Lala.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb