TIRANE– Kreu i Partisë Ligj dhe Drejtësi, Spartak Ngjela ishte i ftuar në emisionin ‘Studio e Hapur’ në News24, ku është diskutuar zgjedhja e kryeprokurorit të ri. Ngjela u shpreh se kryeprokurori i ri i përkohshëm është kërkuar nga ndërkombëtarët.
Ai tha se se kryeprokurori i ri do heqë disa prokurorë nga puna të emëruar nga Adriatik Llalla, mes të cilëve edhe Prokurori i Krimeve të Rënda, pasi sipas tij janë të ‘Saliut’.
“Mos ka ndonjë gjë që shqetëson palët? Ky i riu. Çfarë ka në dorë ky, emërime… Prokurori i Krimeve të Rënda, ikën. Janë të gjithë të Saliut këta, janë emëruar nga ky të gjithë. Për reformën në drejtësi kemi një test. Opozitën e kanë futur me dhunë ndërkombëtarët që ta votojë. Ka prokurorë hajdutë pasi janë bashkuar me krimin. Mos bllokoni ndërkombëtarët pasi ka nisur hetimi. Në këto 7 kandidatë për kryeprokuror të përkohshëm, ndërkombëtarët do zgjedhin vetëm një kryeprokuror. Kush ka futur duart do ikin të gjithë”- tha Ngjela.
(d.d/BalkanWeb)
