“Cili është qëllimi i trupave ruse? Ata duan të pushtojnë Donbasin dhe jugun e Ukrainës”. Kështu deklaroi Presidenti Volodymyr Zelensky në fjalim të tij gjatë mbrëmjes.

Ai tha se edhe forcat ukrainase po e zhvendosnin vëmendjen e tyre drejt lindjes. “Ne jemi të vetëdijshëm se armiku ka rezerva për të rritur presionin në lindje.”

Të dielën në mëngjes, u raportuan shpërthime në qytetin port strategjik jugor të Odesës në bregun e Detit të Zi, raporton BBC. Deri më tani nuk dihet nëse ka viktima apo jo. Kujtojmë se ushtria ruse nisi sulmin në Ukrainë më 24 shkurt.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb