Deputeti i partisë Mundësia, Erald Kapri, foli në emisionin Kjo Javë në News24, duke paralajmëruar zhvillime të forta politike dhe duke komentuar rolin e SPAK në luftën kundër korrupsionit.

“SPAK ka treguar kredibilitet të jashtëzakonshëm me dosjen ‘Balluku’, mbështetja ndërkombëtare është shtuar, dhe kjo është garancia për të vijuar. Por ka një problem të madh: zyra e vetme ku SPAK nuk ka trokitur është zyra e kryeministrit Edi Rama. Ky është misioni i vërtetë i SPAK. Nëse nuk shkohet atje, misioni nuk është përmbushur,” tha Kapri.

Deputeti theksoi se drejtësia mbetet instrumenti kryesor për ndryshimin e situatës në Shqipëri dhe për ndëshkimin e atyre që kanë vjedhur. Ai kritikoi qeverinë, duke u shprehur se Rama nuk mund të veprojë sipas dëshirës pa përgjegjësi, dhe paralajmëroi se mediat e huaja, përfshirë ato gjermane, kanë parashikuar një “stuhi” për kryeministrin.

Duke folur për raportin me opozitën, Kapri theksoi nevojën për bashkim rreth kauzave konkrete dhe jo lista elektorale të përbashkëta që shpesh shndërrohen në pazare. “Duhet bashkim për kauza, jo për lista. Për rastin ‘Balluku’, opozita duhej të publikonte dosjen. Nuk mund të rrëzohet Rama pa një opozitë të fortë dhe të bashkuar,” tha ai.

Kapri vuri në dukje edhe rastin e kandidaturës së Florjan Binajt për kryetar të bashkisë Tiranë si përfaqësues i opozitës, duke shtuar se ndërhyrja e kryeministrit në Gjykatën Kushtetuese për të ndaluar këtë kandidaturë tregon ndikimin e tij mbi institucionet.

“SPAK me qëndresën që bënë me dosjen Balluku, treguan krediblitet të jashtëzakonshëm, që duhen vlerësuar shumë. Edhe ndërkombëtarët kanë shtuar mbështetjen. Kjo është garancia për të vijuar. Me 3 vitet e ardhshme do të këtë më tej konkretizime. Zyra e vetme ku nuk ka trokitur SPAK, të trokasë te dera e Edi Ramës. Ky është misioni i SPAK. Ndryshe, ne mendojmë se nëse nuk shkohet te zyra e Ramës, SPAK s’e ka kryer misionin e vetë.”, pohoi Kapri. Duke u ndalur te fakti se sa besim ka te kjo drejtësi dhe te aksioni ndaj kapjes së ‘peshqve të mëdhenj’, Kapri u ndal te raporti i politikës me këtë sistem. “Një nga ndarjet që kemi ne me PD kjo është. Mendojmë se SPAK është institucioni më i besueshëm në Shqipëri. Ajo që po bën SPAK-u sot është historike. Drejtësia është mjeti i vetëm për të ndryshuar gjërat në Shqipëri, për ata që kanë vjedhur. Rama thotë; unë kam marrë votat dhe bëj çfarë të dua. Por jo, nuk funksionon kështu! Mediat e huaja, sidomos ato gjermane, paralajmërojnë një stuhi, ndaj Ramës në veçanti.

Duke u ndalur te raporti me opozitën dhe opsionet për bashkim, Kapri foli për ‘bashkim për kauzën’. “Nëse bashkohemi, bashkohemi për kauza. Kemi protestuar për kauza. Për rastin Balluku, nuk mendoj se opozita ka bërë reagimet që duheshin. Duhej të publikonin dosjen e Ballukut. Ne nuk jemi për lista të përbashkëta, pasi është çështje pazari pastaj. Nëse opozita nuk e tregon se është e kundërta e Ramës, nuk e rrëzon dot këtë të fundit. Ai tha se duhet një opozitë ndryshe nga ajo që humbi përballë Ramës. Nëse sot mblidhen votat mekanike, Ramën nuk e mund dot. Kur doli emri i Flor Binajt për kandidat për bashkinë e Tiranës si përfaqësues i opozitës, ne ishim pro. Ndaj Rama ka ndikuar në Gjykatën Kushtetuese, që të ndalohej kjo gjë. Ne mendojmë gjëra të ndryshme. Na ndajnë gjëra thelbësore nga PD. Një bashkim në këto kushte me PD, do të thoshte të zhgënjenim 50 mijë votuesit tanë. Ne kemi një projekt tonin politik. Ka disa njerëz që nuk duan Ramën dhe as Berishën!”, pohoi deputeti i Mundësia.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb