Emiratet e Bashkuara Arabe kanë paralajmëruar se porti Khor Fakkan është në shënjestër të sulmeve.

Operacionet e Tregtisë Detare të Mbretërisë së Bashkuar (UKMTO) deklaruan se kanë marrë një raport për “aktivitet të dyshimtë” nga një anije në portin Khor Fakkan të Emirateve të Bashkuara Arabe.

U raportua se “kishte predha të panjohura, shumë pranë anijes së tij të kontejnerëve, ndërsa po kryente operacione ngarkimi”.

Zyra e medias e qeverisë së Emirateve në Sharjah, ku ndodhet Khor Fakkan, tha gjithashtu se autoritetet kishin të bënin me “një incident që kishte në shënjestër Portin Khor Fakkan”.

 

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb