Presidenti Vladimir Putin ka paralajmëruar sërish se trupat ukrainase duhet të tërhiqen nga rajoni lindor i Donbasit të Ukrainës. Në rast të kundër, Putin ka deklaruar se Rusia do ta pushtojë atë, duke hedhur poshtë çdo kompromis se si t’i jepet fund luftës në Ukrainë.
“Ose i çlirojmë këto territore me forcë, ose trupat ukrainase do të largohen nga këto territore”, tha ai.
Moska kontrollon rreth 85% të Donbasit. Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky e ka përjashtuar mundësinë e lëshimit të territorit.
Ukraina e ka akuzuar vazhdimisht Rusinë për zvarritjen e çdo marrëveshjeje armëpushimi, duke thënë se Moska po kërkon të pushtojë më shumë territor ukrainas.
Duke komentuar mbi bisedimet në Kremlin, Ministri i Jashtëm ukrainas Andrii Sybhia tha se Putini po “humbte kohën”.
Ukraina ka këmbëngulur prej kohësh në garanci të forta sigurie për Ukrainën në çdo marrëveshje.
