Bllokada e kryer nga Rusia në disa nga portet detare të Ukrainës mund të çojë në një krizë globale ushqimore e në disa rajone, edhe zi buke. Ky është një pretendim i Ministrisë së Jashtme të Ukrainës, që më tej shton:

“Rreth 22 milionë tonë drithë janë ngecur në porte dhe nuk mund të arrijnë konsumatorët veçanërisht në Afrikë dhe Azi”.

Sipas tyre, Rusia po vjedh grurë në territoret e pushtuara në Ukrainë dhe atë po e shet ilegalisht në vendet e treta.

CNN ka raportuar më parë për disa anije ruse që transportonin grurë të vjedhur ukrainas .

Ministria e Jashtme i bëri thirrje Rusisë që të “tërheqë forcat e saj nga ujërat territoriale të Ukrainës” dhe të sigurojë garanci sigurie kundër sulmeve ndaj porteve dhe anijeve.

“Ne u bëjmë thirrje vendeve, siguria ushqimore e të cilave mund të vuajë më shumë nga agresioni rus kundër Ukrainës, që të përdorin kontaktet e tyre me Moskën për ta detyruar atë të heqë bllokadën e porteve detare të Ukrainës dhe t’i japë fund luftës,” tha ministria e Jashtme.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb