Presidenti i Ukrainës Volodymir Zelensky është shprehur se lufta mund të përshpejtohet pasi sipas tij, Rusisë i mungojnë burimet për të luftuar.

Ndërkohë situata në Donetsk është shumë e vështirë dhe se forcat ukrainase po u shkaktojnë humbje të jashtëzakonshme Rusisë, shkruajnë mediat italiane.

Presidenti ukrainas ka thënë se sa më shumë Rusia të humbasë në këto zona aq më shpejt Ukrainë do të jetë në gjendje t’i japë fund luftës dhe të arrijë fitore.

Sipas tij në rast se rusët humbasin në Donetsk, Ukraina mund ta fitojë luftën. Gjatë 24 orëve të fundit, forcat ukrainase kanë zmbrapsur sulmet ruse në zonat e shtatë vendbanimeve në rajonet Kharkiv, Lugansk dhe Donetsk. Kjo u raportua nga Ukrainska Pravda, duke cituar Shtabin e Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Ukrainës.

Sipas Shtabit të Përgjithshëm, rusët po përqendrojnë përpjekjet e tyre kryesore për të kryer veprime sulmuese në drejtimet Kupyansk, Lymansk, Bakhmut, Avdiivka dhe Shakhtarsk.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb