Prej 3 ditësh dhjetëra kamionistë kanë ngelur të bllokuar në Qukës, pas mbylljes së rrugës në Librazhd, duke e bërë të pamundur për të vazhduar më tej rrugën e tyre drejt Tiranës
Sipas kamionistëve, këshilla e ARRSH bie pasi ata kanë bërë zhdoganimim e mallit dhe e kanë të pamundur që të futen në Maqedoni, pasi nuk ka një marrëveshje midis dy qeverive për këtë anomali.
Ata tregojnë se përveç lodhjes, pritja e gjatë sjell dhe dëm të madh ekonomik
“Isha në Kapshticë, gjatë rrugës na njoftuan për mbylljen e rrugës. Ka 3 ditë nuk kemi asnjë njoftim. Na thanë që sot do hapej por është ende e mbyllur. Asnjë përgjigje asnjë gjë. Dëm i madh ekonomik, skemi asnjë përgjigje. Unë jam zhdoganuar, si bëhet ajo? Duhet të bëhen vetë qeveritë, nuk ka zgjidhje”, shprehet një prej tyre.
“Është problem i madh. Kemi ditë që presim. Vetëm presim por nuk kemi përgjigje. U bë e treta ditë sot, asnjë nuk na thotë, jo nesër, jo pasnesër. Policia na ndalon, në rrugë jemi. Kemi 3 ditë. Nuk kemi ç’bëjmë. Ne nuk dalim dot në Qafë Thanë se i bëmë kartat. Do prishet e malli”, shprehet një tjetër kamionist.
Në kushte të tilla, kamionistët nuk mund të bëjnë asgjë përveçse të presin, pasi janë të izoluar ndërsa rruga nga Përmeti është tejet e vështirë për t’u përshkruar.
