Parandalohet një konflikti për motive pronësie në Fier, ndërsa është sekuestruar një automatik. Ngjarja është regjistruar në fshatin Kashisht. Burime zyrtare nga policia bënë me dije se në konflikt u përfshinë dy persona, Zija Rrapaj si dhe shtetasi me inicialet J. K.
Mësohet se Rrapaj kishte fshehur një armë zjarri në afërsi të vendit ku kishte ndodhur konflikti, shërbimet e Policisë kanë ushtruar kontroll dhe si rezultat kanë gjetur e sekuestruar një armë zjarri automatik dhe municion luftarak.
Në përfundim të veprimeve të para hetimore, nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit Zija Rrapaj, 55 vjeç, banues në Kashisht. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprën penale “Mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak”.
