Parandalohet krimi në Berat, ku një 36-vjeçar ka tentuar që të godasë me sëpatë një 39-vjeçar. Ngjarja ka ndodhur për motive të dobëta.

36-vjeçari me inicialet A. F., është kapur në flagrancë, në një rrugë të lagjes “Çlirimi”, teksa kanoste shtetasin me inicialet A. P.

NJOFTIMI I POLICISE
Ndërhyrja e menjëhershme e shërbimeve të Policisë, parandalon përshkallëzimin e një konflikti ndërmjet 2 shtetasve, që mund të sillte pasoja për jetën.

Kanosi në rrugë, me sëpatë, një 39-vjeçar, për motive të dobëta, kapet në flagrancë, teksa kryente kanosjen, dhe vihet në pranga 36-vjeçari.

Sekuestrohet mjeti prerës (sopatë) me të cilin kanosi i arrestuari.

Sapo janë njoftuar se në lagjen “Çlirimi”, një shtetas po kanoste një tjetër, me mjet prerës (sopatë), për shkak të një konflikti për motive të dobëta, ndërmjet tyre, shërbimet e Komisariatit të Policisë Berat kanë organizuar punën dhe kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje.

Si rezultat i ndërhyrjes së menjëhershme, shërbimet e Policisë kanë parandaluar përshkallëzimin e konfliktit, që mund të kishte pasoja për jetën e shtetasve të përfshirë në të, si dhe kanë vënë në pranga shtetasin A. F., 36 vjeç, banues në lagjen “Çlirimi”.

36-vjeçari është kapur në flagrancë, në një rrugë të lagjes “Çlirimi”, teksa kanoste me mjet prerës (sopatë), shtetasin A. P., 39 vjeç, për shkak të një konflikti për motive të dobëta, ndërmjet tyre.

Si provë materiale, Policia ka sekuestruar mjetin prerës (sopatë), me të cilin u krye kanosja.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat, për veprime të mëtejshme.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: