TIRANË- Një krim brenda familjes është parandaluar pasditen e sotme nga Policia e Tiranës. Blutë janë njoftuar për një konflikt mes bashkëshortëve në periferi të kryeqytetit, Shkozë dhe pasi kanë mbërritur në vendin e ngjarjes kanë vënë në pranga shtetasin Aleksandër Balla, 27 vjeç.

Kjo pasi në banesën e tij, e pikërisht në dhomën e gjumit është gjetur dhe sekuestruar një armë zjarri, automatik, me të cilën 27-vjeçari do të qëllonte.

(m.k/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: