Torino u mund 1-2 nga Cagliari, në ndeshjen e Serie A. Një nga më të dobëtit te Torino në këtë sfidë ishte Kristjan Asllani, i cili mori notën 5 nga Tuttomercatoweb.

“Asnjë pasim vertikal i saktë dhe sidomos i ngathët në rikuperim. Duket shumë larg nga koha kur ishte regjizor premtues në Serie A”. Mesfushori i kombëtares ka luajtur 15 ndeshje në sezonin e parë me Torinon.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb