Faza e 1/8 në Kampionatin Europian do të rezervojë disa përballje interesante ku sfida mes Italisë dhe Spanjës do të tërheqë vëmendjen e të gjithëve.
Islanda ka siguruar një fitore në fund ndaj Austrisë, ndërsa në 1\8-tën do të përballet me Anglinë, që në një fazë dukej që do të përballej me Portugalinë.
Ndodh edhe kështu, që dikush të parashikojë rezultate e Euro 2016. Tabloidi britanik ‘Daily Mail’ ka bërë një parashikim me kombëtaret që do të vazhdojnë garën në ‘Euro 2016’.
Sipas Daily Mail ndeshjet e ardhshme do të përfundojnë:
Poloni 1:0 Zvicër
Kroaci 2:1 Portugali
Uells 2:0 Irlandë Veriore
Hungari 1:2 Belgjikë
Gjermani 2:0 Sllovaki
Itali 1:1 Spanjë (vendoset me penallti, kualifikohet Italia)
Francë 2:0 Irlandë
Angli 1:0 Islandë

(d.b/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: