Sot vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme, me vranësira mesatare deri të dendura.
Reshjet e shiut të herëpashershme me intensitet të ulët priten të jenë prezente që në orët e para të ditës deri në orët e mesditës në pjesë të madhe të territorit. Pas orëve të mesditës reshjet e shiut me intensitet të ulët lokalizohen në jug dhe përgjatë relieveve malore të vendit deri në orët e vona të pasdites. Në mënyrë të izoluar dhe periudha afatshkurtra reshjet në formën e shtrëngatave.
Era do të fryjë me drejtim verilindje – juglindje me shpejtësi mesatare 6 m/s, përgjatë vijës bregdetare dhe në zonat luginore era me shpejtësi deri në 11 m/s.
Deti – Valëzimi në detet Adriatik dhe Jon i forces 1-3 ballë.
