Sot, (e enjte), vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme.

Moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura.

Reshjet e herëpashershme të shiut me intensitet të ulët parashikohen që prej orëve të para të 24-orëshit deri në orët e mëngjesit. Gjatë ditës pritet që reshjet e shiut të vijojnë në mënyrë të herëpashershme me intensitet kryesisht të ulët, hera-herës në formën e shtrëngatave afatshkurtra.

Në zonën e Alpeve, në verilindje – juglindje në lartësinë mbi 1000-1100 metër reshje bore me intensitet të ulët e loklaisht deri mesatar.

Era do të fryjë me drejtim verilindje – juglindje me shpejtësi mesatare 8 m/s, përgjatë vijës bregdetare e zonave luginore era pritet të fitojë shpejtësi deri 18 m/s.

Deti – Valëzimi në detet Adriatik dhe Jon i forces 3-5 ballë

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb