Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se ditën e enjte vendi ynë ndikohet nga kushte të paqëndrueshme atmosferike.
Moti parashikohet me vranësira mesatar e deri të dendura si dhe alternime kthjellimesh prej orëve të mesditës kryesisht përgjatë Ultësirës Perëndimore.
Vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu me intensitet kryesisht të ulët në pjesën më të madhe të territorit, ndërsa në zonën e jugperëndimit hera-herës reshje në formën e shtrëngatave afatshkurtra.
Pas orëve të pasdites reshjet humbasin territor duke mbetur prezente përgjatë vijës bregdetare me intensitet kryesisht të ulët. Në relievet e larta malore në verilindje-juglindje të vendit reshje bore me intensitet të ulët.
Era ka fryrë me drejtim kryesor juglindje-jugperëndim me shpejtësi 7m/s, ndërsa në zonat luginore dhe përgjatë vijës bregdetare era fiton shpejtësi 10m/s, me valëzimin në det të forcës 1-2 ballë.
