Vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e motit të kthjellët dhe të nxehtë deri pas mesdite kur priten kalime vranësirash nëpër territor, ku më të theksuara vranësirat do të jenë në zonat malore lindore megjithatë nuk priten reshje në territor.

Parashikohet që pasditja dhe nata të vijojnë nën dominimin e kthjellimeve vranësirave dhe lagështirës së lartë në ajër.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë sërish rritje në të dy vlerat ekstremale ditore duke u luhatur nga 13°C vlera minimale deri në 38°C maksimalja në rang territori.

Era do të fryjë e lehte dhe mesatare përgjatë gjithë ditës duke arritur shpejtësinë maksimale mbi 35 km/h nga drejtimi Veriperëndimor. Kjo do të bëj që në brigjet detare të krijohet dallgëzim 2 ballë.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb