Deri në mesditë Shqipëria do të paraqitet nën ndikimin e kthjellimeve dhe vranësirave të lehta, por pas mesditës dhe në vijim vranësirat do të bëhen akoma më të dukshme.

Më të theksuara paraqiten në zonat malore verilindore – juglindore, por nuk priten reshje. Orët e vona të mbrëmjes do të risjellin kthjellimet në të gjithë territorin e vendit.

Ndërkohë, temperaturat e ajrit do të pësojnë një rritije të lehtë në orët e mëngjesit duke bërë që temperaturat minimale të shënojë 12°C në zonat malore, por mesdita sjell rënie të tyre duke regjistruar vlerën maksimale deri në 31°C në Jug të vendit.

Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare përgjatë gjithë ditës duke arritur shpejtësinë deri në 28 km/h nga drejtimi Perëndimor. Për pasojë në brigjet e Adriatikut dhe Jonit do të gjenerohet dallgëzim 1 ballë.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb