Baba Vanga, gruaja e cila pretendohet se ka parashikuar disa ngjarje të rëndësishme që kanë ndodhur përgjatë viteve në botë, thuhet se ka parashikuar një fatkeqësi bërthamore që do të shkatërrojë Tokën para fundit të vitit 2023.

Baba Vanga, e njohur si “Nostradamusi i Ballkanit”, thuhet se ka parashikuar një katastrofë bërthamore deri në fund të vitit 2023.

Fanatikët e parashikimeve të saj, thonë se ajo flet për një shpërthim të madh të centralit bërthamor, që do të bënte që retë toksike të vendoseshin mbi Azi.

Ata besojnë se vendet e tjera mund të preken nga shpërthimi për shkak të përhapjes së sëmundjeve të rënda pasi retë toksike do të pushtojnë ajrin.

Bullgarja vdiq 26 vjet më parë në moshën 84-vjeçare, por shumë nga parashikimet e saj thuhet se janë realizuar shumë kohë pas vdekjes.

Megjithatë, këto janë të vështira për t’u verifikuar.

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: