Chapecoense nuk ishte një tragjedi e papritur, të paktën kështu mendon Carlinhos, një parashikues nga Brazili. Rreth 6-të muaj më parë e kishte parashikuar tragjedinë që iu mori jetën pothuajse të gjithë klubit të Serie A.

53-vjeçari I famshëm tregon se një tjetër tragjedi do të ndodhë para botërorit Rusi 2018. Sipas tij një lojtarë i rëndësishëm i Kilit do të humbasë jetën para këtij kompeticioni.

“Nëse Kili do të jetë pjesmarrse e botërorit, jo të gjithë lojtarët do të kenë mundësinë të shkojnë në Rusi, pasi njëri prej tyre, madje shumë i rëndësishëm, do të vdes”, është shprehur ai.

Në të dyja rastet, si të Chapecoenses dhe në këtë tani, Carlinhos ka refuzuar të japë emra. Ai u bë i njohur kohë më parë me parashikimet për humbjen e Brazilit 1-7, në gjysëmfinalen e botërorit 2014 ndaj Gjermanisë, problemet e Neymar për transferimin te Barcelona, shuma që u pagua, si dhe dorëheqjen e presidentit të Brazilit Michel Temer.

(er.ko/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: