Këngëtarja e njohur e muzikës shqiptare, Parashqevi Simaku, feston sot 59-vjetorin e lindjes.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, këngëtarja shprehet se si çdo nënë, dëshira më e madhe në ditëlindje është përqafimi dhe urimi nga i biri, Luke.

“Sot, në ditëlindjen time të 59-të, zemra ime është e mbushur me mall për ty. Sa shumë do të doja ta dëgjoja këtë nga ty…

Por e di që ti as nuk e di kur është ditëlindja ime, dhe kjo më dhemb thellë. Megjithatë, zemra ime rreh gjithmonë me ty – ashtu si atëherë kur ishe në barkun tim, edhe sot, në çdo frymë të jetës sime. Edhe pse jemi larg, ti je gjithmonë pjesë e imja – drita dhe shpresa ime. Të dua pafund, Luke!”, shkruan Simaku.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb