Kreu i Partisë së Lirisë deklaron se paratë e shqiptarëve shpërdorohen nga korrupsioni i shfrenuar qeveritar.

Meta shprehet se buxheti vjetor i Shqipërisë është dy herë më i lartë se sa buxheti i Kosovës, por në Shqipëri, ndihma ekonomike dhe pensionet janë shumë më të ulëta se sa në Kosovë.

Ai thekson se kjo qeveri është armike e interesit publik dhe i urren shqiptarët e thjeshtë.

“Buxheti vjetor i Shqipërisë është dy herë më i lartë se sa buxheti i Kosovës. Por në Shqipëri, ndihma ekonomike dhe pensionet janë shumë më të ulëta se sa në Kosovë, sepse paratë e shqiptarëve shpërdorohen nga korrupsioni i shfrenuar qeveritar.
Kjo Qeveri i urren shqiptarët e thjeshtë.
Kjo Qeveri i urren shqiptarët e varfër dhe të ndershëm. Ajo është armike e interesit publik, prandaj ajo duhet të largohet një orë e më parë. ✌️??
#NdryshimMeCdoCmim”, deklaron Meta.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb