Në vitin 2023, Irani ekzekutoi të paktën 834 dënime me vdekje, një rritje “alarmante” prej 43% krahasuar me vitin 2022.

Ky është numri më i lartë i dënimeve që nga viti 2015, sipas raportit vjetor të publikuar nga OJQ-të ”Iran Human Rights” dhe ”Ensemble contre la peine de mort”.

”Është hera e dytë në 20 vjet që numri i dënimeve me vdekje kalon shifrën 800”, nënvizon raporti, i cili flet për një shifër ”të tmerrshme” dhe një shifër ”jashtëzakonisht shqetësuese”.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb