Kryeministri Edi Rama zhvilloi sot në Paris një takim me ministrin e Drejtësisë së Francës, Gérald Darmanin, në kuadër të forcimit të bashkëpunimit franko-shqiptar në fushën penale.

Diskutimet u fokusuan në angazhimin e partnerëve francezë në grupin e reflektimit mbi sfidat e politikës penale në Shqipëri, si dhe në procesin e konsolidimit të draftit të ri të Kodit Penal.

Takimi u zhvillua përpara nisjes së samitit të Koalicionit të Vullnetmirëve për Ukrainën.

Në një postim në rrjetet sociale, Rama bëri të ditur se takimi u mbajt në prag të samitit të thirrur nga Presidenti Emmanuel Macron në Pallatin Élysée, ku u diskutua për përfshirjen e ekspertizës franceze në hartimin e politikave penale në Shqipëri dhe për përafrimin e Kodit të ri Penal me standardet dhe praktikat më të mira evropiane.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb