PARIS-Njerëz që festojnë ditëlindjet, që puthen, që lexojnë në sallon. Parisi i parë nëpërmjet dritareve dhe fotografit Gail Albert-Halaban.

Vis a Vis është projekti më i ri i fotografit amerikan, që eksploron paradoksin e jetës në një qytet të madh: ku edhe pse punojnë dhe jetojnë shumë pranë njëri-tjetrit, janë të gjithë të shkëputur nga njëri-tjetri.

Albert-Halaban rikrijon momente shtëpiake, si festohet ditëlindja e një fëmije ose një burrë që lexon në sallon.

Historitë që tregohen në Vis a Vis i përkasin të gjithëve, sepse janë familjare, duke i lënë spektatorit mundësinë për të menduar në infinit për zhvillimet finale.

Nuk është hera e parë që Gail Albert-Halaban zhvillon një temë të tillë fotografike.

Me ‘Out my Window’, që ka filluar në 2007, ai vëzhgon dhe eksploron jetët, izolimet dhe çuditë e newyorkezëve.
(da.xha/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb