Parisi nderon kolosin e letërsisë shqiptare Ismail Kadare. Një pllakë përkujtimore në nder të tij në kryeqytetin francez.

Lajmin e bëri të ditur në një reagim në rrjetet sociale, Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Francë, duke e cilësuar këtë vendim si një akt nderimi jo vetëm për Kadarenë, por për mbarë kulturën shqiptare.

“Këshilli Bashkiak i Parisit i bëri një homazh të gjallë dhe emocionues kolosit të letrave shqipe Ismail Kadare dhe, nëpërmjet tij njëkohësisht edhe Shqipërisë🇦🇱 dhe kulturës shqiptare, teksa votoi sonte në mbrëmje, me unanimitet, për vendosjen e pllakës me emrin dhe në nderim të Ismail Kadaresë, në adresën 63 boulevard Saint-Michel në Paris, vendi ku ai dhe familja e tij jetuan për shumë vite dhe ku autori shkroi disa nga faqet më të bukura të letërsisë sê tij. Faleminderit Parisit🙏🇦🇱, faleminderit Francës🇦🇱♥️🇫🇷”, shkruan ambasada shqiptare në Paris.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: