Prej disa ditësh qytetarët e Elbasanit po paguajnë për parkimin e automjeteve në disa prej rrugëve dhe shesheve kryesore të qytetit. Vendimi i marrë që prej vitit të kaluar nga këshilli bashkiak ka hyrë në fuqi këtë javë. 50 lekë në orë është tarifa e vendosur nga Bashkia për parkimin publik, duke përjashtuar rezidentët për të cilët do aplikohet një formulë pagese mujore.

Qytetarët e Elbasanit e mirëpresin vendimin për pagesën e detyruar për parkimin e automjeteve në disa rrugë, ndërsa cilësojnë jo të lartë koston e vendosur.

5 rrugë janë caktuar nga Bashkia e Elbasanit ku do aplikohet parkimi me pagesë. Bashkia parashikon që administrimin dhe arkëtimin e parkimeve me pagesë ta bëjë vetë, pa kontraktuar firma private apo institucione të tjera.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb