SPAK ka përqëndruar hetimet për zëvendës kryeministren dhe ministren e Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku, tek abuzimet me tenderat në Tunelin e LLogarasë si dhe në Unazën e Madhe. Por me shtrirjen e hetimeve në tenderat që ka marrë kjo kompani, do të provohet se 4 AM ka përfituar fonde që tejkalojnë edhe vlerën e abuzimit në Tunelin e Llogarasë.
Sipas një investigimi të kryer nga emisioni “Plug”, afro 240 milionë euro fonde, me firmë të Belinda Ballukut kanë shkuar te kjo kompani, që siç do tua provojmë në vijim, pjesë janë edhe bashkëpunëtorët e saj më të afërm. Investigimi për këtë kompani nisi nga një tjetër investigim në sektorin energjetik, ku të njëjtët personazhe, tashmë veç milionave kanë marrë edhe leje për parqe fotovoltaike. Por le të ndjekim në fillim pjesën e parë, dhe më pas rikthehemi për zbërthyer të gjithë skemën.
Si investimin më të suksesshëm por edhe më të kushtueshmin qeveria e Edi Ramës dhe Belinda Ballukut si ministre e Infrastrukturës dhe Energjetikës, mbeten Tigrat, të cilat janë fund e krye, një aferë e pastër me miliona euro. Duket se Tigrat, nuk janë e vetmja aferë në sektorin energjetikë, pasi ato që kryeministri Edi Rama përpiqet ti shesë si sukses, Parqet Fotovoltaike, janë një nga sektorët e reja, hambar milionash për drejtorët e Belinda Ballukut. Fal bashkëpunimit të fortë me Ballukun, zemërgjerësisë së institucioneve të drejtuara nga rilindja dhe me firmë të Edi Ramës, këta drejtorë janë sot pronarët defakto të këtij sektori energjetik.
Maksim Et’hemaj, një personazh jo shumë i njohur për publikun, por një nga personazhet kyç të Belinda Ballukut, sa i përket mbarimit të punëve, kryesisht në fushën e Aviacionit Civil, ku edhe vetë Balluku gëzon një eksperiencë të gjatë.
Maksim Et’hemaj aktualisht është Drejtor Ekzekutiv i Autoritetin e Aviacionit Civil Shqiptar, dhe me një përvojë 22 vjeçare në menaxhimin e trafikut Ajëror. Por përvoja e Et’hemajt, fal lidhjeve të forta me Belinda Ballukun, apo familjarëve të tij, është po ashtu e suksesshme edhe në kontrata me qeverinë.
Në tetor të vitit 2020 themelohet kompania GREEN PLUS ENERGY me aksionere shtetasen Eva Kjaer dhe administrator shtetasin Gjergj Pano. Objekt i aktivitetit: Implementimi dhe menaxhimi i projekteve gjeneruese te energjise – elektrike, fotovoltaike, dhe gjithe llojeve te tjera te prodhimit te energjise dhe veprave ndihmese ne gjithe territorin e Shqiperise.
Pra aktiviteti që ka zgjedhur zonja që jeton jashtë Shqipërie e me profesion shef guzhine është prodhimi i energjisë nëpërmjet impianteve fotovoltaike. Eva Kjaer, kuzhinierja, me ambicie për investime në energjetikë, rezulton të jetë motra e Drejtorit të Aviacionit Civil Maksim Et’hemaj, kurse shtetasi Gjergj Pano është vëllai i gruas së Maksim Et’hemaj.
Të dhëna të mjaftueshme këto, që në datë 28 prill të vitit 2023, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë t’i hapë rrugë firmosjes së kontratës “Për ndërtimin, shfrytëzimin dhe administrimin e centralit gjenerues të energjisë elektrike fotovoltaike, me kapacitet prodhues 2 MW, dhe veprave ndihmëse, në Njësinë Administrative Topojë, Bashkia Fier, Qarku Fier”, ku aktualisht Belinda Balluku drejton Fushatën Elektorale.
Në një kohë rekord, vetëm një muaj më pas, leja e firmosur nga Balluku, merr edhe vulën e KKT, që i miraton lejen zhvillimore. Pra gjithë kjo urgjencë për të miratuar këtë kontratë të majmë për motrën e Drejtorit Et’hemaj, për një kompani që nuk ka asnjë të ardhur dhe 0 m2 tokë në pronësi.
Dy muaj pasi është miratuar leja zhvillimore nga KKT në korrik të vitit 2023, Eva Kjaer vendos të shes 40% të aksioneve kompanisë 4 A-M në vlerën 40.000 lekë. Deri këtu kushdo do të mendojë që është një marrëdhënie normale biznesi por bilancet e kompanisë flasin ndryshe. Në bilancin e vitit 2020 pasqyrohet se kompania ka në llogari vlerën 34.500.000 lekë e cila sipas sqarimeve pasqyrohet si garanci paraprake për kryerjen e punimeve. Kjo vlerë e konsiderueshme nuk është kontribut i ortakut të kompanisë dhe nuk identifikohet se kush i ka parapaguar. Për vitet 2021,2022 kjo vlerë qëndron në llogari bankare e pandryshuar. Në bilancet e vitit 2021 dhe 2022 pasqyrohet dhe një tjetër pagesë, ajo për Bashkisë Fier për marrjen me qëra të tokës. Specifikisht për vitin 2021 është paguar 221.000 lekë qera toke dhe në vitin 2022 është paguar 121.000 lekë.
Një vlerë qesharake qeraje 120 euro në muaj për 30.000 m2 tokë sipas përcaktimeve në studimin e paraqitur pranë KKT. Në bilancin e vitit 2023 identifikohet më në fund se kush ishte bamirësi që i dha rreth 340.000 euro pa interes për 3 vite kompanisë së motrës së Drejtorit të Aviacionit Civil i cili më parë ka mbajtur dhe detyrën e rëndësishme në ANTA, atë të Drejtorit të Përgjithshëm Teknik. Sipas të dhënave rezulton se tashmë vlera 34.500.000 nuk paraqitet më si parapagim por si hua e dhënë nga ortaku 4 A-M shpk.
Pra, e thënë më thjeshtë, motrës së drejtorit i lind dëshira ti futet biznesit energjitik në Shqipëri dhe pse dekada në emigracion dhe me profesion guzhuniere. Për të realizuar këtë dëshirë sepse duhen disa para e garanci në ndihmë i vjen kompania bujare 4 A-M dhe Bashkia Fier. Njëra bamirëse me para dhe tjetra bamirëse me toka shtet.
Por a është kjo rastësi? Në kohën kur 4 A-M tregohej bamirëse me kompaninë e të motrës, ANTA i jep asaj 3 tendera në vlerën 500 mijë euro. Konkretisht në vitin 2018, mes ANTA-s dhe 4 A-M lidhet kontrata për “Blerje AC specifik sipas nevojave te Teknikes” me vlerë 2. 5 milionë lekë. Në prill të vitit 2019, në një tendera pa garë dhe flamur të kuq, 4 A-M merr 29. 3 milionë lekë për “Shpenzime mirëmbajtje dhe blerje pjesë ndërrimi e sistemeve të instaluara në Administratë”. Dhe në fund të vitit 2021 merr tenderin tjetër me vlerë 20.5 milionë lekë pa garë e me flamur të kuq. Të gjitha këto procedura të përfituara nga 4 A-M pranë ANTA (ALBCONTROLL) në vlerën 500.000 euro janë në periudhën kur Drejtori Drejtorisë Teknike është pikërisht vëllai I Eva Kjaer shtetasi Maksim Et’hemaj. Nuk duam të akuzojmë askënd por këto veprime ngrenë dyshime të arsyeshme që SPAK të hetojë.
Një tjetër problem i konstatuar në këtë projekt është kategoria e tokës, e cila nuk e lejon miratimin e ndërtimit të nje Impianti Fotovoltaik, pasi sipas projektit është thjesht “ranishte” por pa përcaktuar kategorinë. Ky fakt penal gjendet gjerësisht në kontratat e firmosura nga Balluku për Shqipërinë Superfuqi Energjitike.Shkeljet e rënda për përfitimin e tokës janë gjetur edhe nga Kontrolli I Lartë I Shtetit, ku duket se për njerëzit nën influencën e Belinda Ballukut, kryebashkiaku i Fierit Armando Subashi, nuk është kursyer as duke rrezikuar edhe burgun. Subashi ka nxituar të firmosë kontratën e dhënies së sipërfaqes prej 30 mijë metër për kompaninë GREEN PLUS ENERGY, për një çmim qesharak, pa marrë më parë miratimin e Këshillit Bashkiak siç e kërkojnë ligjet në fuqi. E për më tepër kontrata është nënshkruar për 20 vite, ndërkohë që ligji parashikon që për këtë kategori toke, kontrata maksimale mund të jetë deri në 10 vite.
KLSH
Nga auditimi konstatohet se dhënia me qira e pasurisë me nr. 552/9, është dhënë pa miratuar nga Këshilli Bashkiak Fier. Kontrata e lidhur me shoqërinë “GREEN PLUS ENERGY” dt.31.05.2022 me afat 20 vjet, në faqen 2 seksioni baza ligjore dhe neni 1 i kontratës, i referohet Vendimit të Këshillit Bashkiak nr. 101 datë 19.12.2017 “Për miratimin e fillimit të procedurave të dhënies me qira të sipërfaqeve tokë pa frut në Fshatin Sheq Marinas, Njësia Administrative Topojë, Bashkia Fier. Në këtë vendim nuk rezulton e përfshirë pasuria në fjalë.
Më tej KLSH konstaton shkelje të tjera të rënda, pasi kjo kontratëështë bërë në shkelje tënenin 54 pika e, e ligjit Nr. 139/2015 “Për vetëqeverisjen vendore” ku citohet “Miraton tjetërsimin ose dhënien në përdorim të pronave të tretëve”. Pasi nuk është ngritur grup pune nga ana e Subashit për vlerësimin dhe kontrollin e dokumentacionit përkatës, si dhe nuk ka relacion për përcaktimin e çmimit, çka konkuldoi me dhënien e tokës me një çmim shumë herë më të ulët se sa duhej dhënë realisht. Por për Armand Subashin, duket se nuk kishte rëndësi respektimi i ligjit përball përmbylljes së procedurës për njerëzit e zv. Kryeministres Belinda Balluku dhe në datë 18 dhjetor të vitit 2020 është firmosur kontrata mes kryebashkiakut Armando Subashi dhe kompanisë GREEN PLUS ENERGY.
KLSH raporton gjithashtu se me këtë kontratë është shkelur edhe VKM-ja nr. 54, pas të drejtën e nënshkrimit të kontratës dhe dhënien me qera nuk e ka Bashkia por Ministria e Ekonomisë.
Një tjetër shkelje e rëndë ligjore për kalimin e pronësisë është bërë për faktin, pasi në momentin e lidhjes së kontratës për marrjen e tokës me qera, kompania GREEN PLUS ENERGY nuk kishte përfunduar procedurën e marrjes së lejes për ndërtimin e parkut fotovoltaik, pasi i ishte lënë një afat 6 mujor për plotësimin e dokumentacionit dhe kritereve. Por duket se kjo procedure është marrë e mirëqenë, e është treguar siguri abosolute për vijimin e procedurës për marrjen e lejes përfundimtare, për sa kohë të gjitha institucionet shtetërore vihen në rresht për ti falur edhe tokën që u përketë banorëve të asaj zone, dhe jo njerëzve të lidhur me Belinda Ballukun.
