Gjithmonë e më shumë Parku Kombëtar i Shebenikut në Rrethin e Librazhdit po tërheq turistë të gjitha grupmoshave por si gjithmonë në fundjavë gjatë Dimrit ” ai pushtohet ” më së shumti nga brezi i ri.

Pjesa më e madhe e tyre janë nga zonat rreth përreth Parkut Kombëtar të Shebenikut, Librazhdi por me qindra të tjerë shkojnë aty edhe nga Elbasani, Tirana ,Durrësi,Fieri ,Lushja etj.

Parku Kombëtar i Shebenikut vitet e fundit po tërheq edhe turistë të huaj aventurierë të apasionuar sidomos pas ngjitjeve në majat më të larta të mbuluara nga dëbora me trashësi mjaft të madhe . Promovimi i jashtëzakonshëm i turizmit dimëror në këtë park, i bërë

Administrata e Zonave të Mbrojtura e Elbasanit sidomos me reklamimin e mrekullive natyrore si edhe në organizimin e tureve turistike ka ndikuar së tepërmi në shtimin e fluksit të turistëve vendas e të huaj që nga vit në vit po shënon rekorde .

Këtë fundjavë fillim Shkurti ,grupe të shumta të rinjsh kishin organizuar ngjitje në pikat më dominuese të Parkut Kombëtar të Shebenikut në grupe të ndryshme të cilët kanë shijuar panoramën e pazakontë të maleve dhe masiveve pyjore të mbuluara me dëborë por edhe skijimin.

Parku Kombëtar i Shebenikut shtrihet në pjesën lindore të Librazhdit, në juglindje të vendit tonë dhe përfshin malet me të njëjtin emër që kufizohen me Maqedoninë e Veriut.

Parku Kombëtar i Shebenikut ka shtrirje më të madhe se 40 km, në veri nga fshati Steblevë deri në jug në fshatin Rrajcë, duke mbuluar një sipërfaqe prej 33.929 ha. Malet e Parkut Kombētar të Shebenikut dominohen nga thepisjet e theksuara dhe variojnë me lartësi nga 300m deri në 2.262 në Majën Rreshpes.

Ato pothuajse në çdo ditë të vitit vizitohen nga qindra vendas e të huaj dhe janë kthyer ndër destinacionet më të preferuara për turistët.

2
2
1
1

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: